De Biasi i del në mbrojtje Strakoshës dhe e krahason me Donnarumma-n

E Enjte, 01 November 2018 17:25

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka analizuar skuadrën e Lazio-s dhe paraqitjen e lojtarëve të saj. Në këtë analizë të tij De Biasi  i ka kushtuar një vëmendje të veçantë paraqitjes jo të kënaqshme të portierit shqiptar Strakosha, të cilit i ka dalë në mbrojtje.

“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri. E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë.”

Për ish-trajnerin Strakosha nuk meriton kritika, por vetëm besim dhe për të treguar ecurinë dhe rëndësinë e tij, De Biasi e krahason portierin shqiptar me Donnarumman.

“Nuk më duket që portierët e tjerë të rinj kanë bërë më mirë se ai, mjafton të shohësh Donnarumman.”

Ndërsa për ecurinë e Lazios, trajneri italian me pasaportë shqiptare analizon:

“Duke përjashtuar ndonjë rrëshqitje këmbe, mund të themi se Lazio po bën mirë. Duhet të shohë vetëm shtëpinë dhe futbollistët e saj. Të gjithë kanë ëndërr pjesëmarrjen në Champions, por aspekti psikologjik është thelbësor për ta arritur këtë objektiv. Diferencën në këtë rast e bën trajneri. Lazio i ka mundësitë, hendekun në cilësi me skuadrat e tjera duhet ta rikuperojë me motivim. Gjithsesi, Lazio dhe trajneri Inzaghi nuk duhen vënë në presion.”

Login to post comments