PSG dhe Manchester City do paditen në BE, nëse nuk ndëshkohen nga UEFA

E mërkurë, 07 November 2018 18:18

La Liga është e gati të paraqesë para autoriteteve të BE-së paditë për shkeljen e ligjit nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain, nëse UEFA nuk i ndëshkon këto dy klube.

Shkrimet e “Football Leaks” të publikuar në gazetën gjermane Der Spiegel dëshmojnë se këto dy klube i kanë falsifikuar të dhënat e të ardhurave nga sponsorët për të mos u ndëshkuar nga UEFA për shkeljen e rregullave të transferimeve, Financial Fair Play (FFP).

Të dhënat e siguruara nga hackerat të cilët kanë sulmuar sistemin kompjuterik të FIFA-s vërtetojnë se UEFA kishte qenë në dijeni për këto shkelje dhe madje kishte arritur marrëveshje jashtë gjykatave me këto dy klube për të mos i larguar nga Champions League. “Dokumentet e Football Leaks e konfirmojnë atë që e kemi thënë për vite të tëra me radhë. PSG-ja dhe Manchester City duhet të ndëshkohen. Nëse UEFA nuk reagon, atëherë ne do të ankohemi te autoritetet përkatëse të BE-së”, ka thënë zëdhënësi i La Ligës, Joris Evers.

Dy klubet e përfshira në këtë skandal i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa UEFA ka lëshuar një deklaratë ku fillimisht deklaroi se këta artikuj ishin shkruar me tendencë për ta sulmuar atë, mirëpo nuk kanë pranuar t’i komentojnë akuzat specifike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...