Luhen sot katër nga pesë ndeshjet e javës së 13-të dhe sektori përkatës në FSHF ka përcaktuar arbitrat që do t’i gjykoj në këto ndeshje. Bie në sy fakti se ndeshja Partizani-Laçi do të gjykohet me 6 arbitra. Kryesor është Klajdi Kola, asistentë të tij janë Denis Rexha dhe Emigres Ganxhi, pas porte do të jenë Enea Jorgji dhe Olsi Sokoli, ndërsa Denbis Agaraj është arbitër i katërt.
Në Korçë, ndeshjen mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do ta gjykojë Ardian Beqiri, me asistentë Rejdi Avdon dhe Mario Shazivarin. Kreshnik Bajramaj është arbitër i katërt.
Luftëtari-Tirana i është besuar ndërkombëtarit Eldorjan Hamiti. Asistentë të tij janë Ridigers Çokaj dhe Herald Lisaku, kurse i katërt është Emirjon Sino.
Laver Alla do të gjykojë ndeshjen Kastrioti-Kamza, bashkë me Devis Korreshin dhe Edlir Malon.