Ronaldo “ndihmon” kundërshtarët, rekord të ardhurash për Milanin

Diel, 11 November 2018 15:25

Ndonëse na ndajnë edhe pak orë nga ajo që është quajtur si kryesfida e kësaj jave me Milanit dhe Juventusit, kuqezinjtë kanë arritur të përfitojnë shifra rekord nga shitja e biletave.

Janë plot 70 mijë spektatorë që do e mbushin plot e përplot “San Siron” mbrëmjen e sotme, ndërkohë që çmimet kanë qenë më të larta se zakonisht, por tifozët nuk janë kursyer, e shkak për këtë është se rivalët e Juventusit kanë në ekip Cristiano Ronaldon dhe sipas drejtuesve të Milanin, për të parë Ronaldon nga afër, duhet të shpenzosh.

Mediet italiane shprehen se Milani do të arkëtojë plot 4.9 milionë euro nga biletat e kësaj ndeshje. Pra një rekord për klubin kuqezi, por nuk është vetëm kjo.

“Boom” të ardhurash kanë ardhur edhe nga të drejtat televizive pasi konfirmohet se ndeshja do të shihet në të paktën 200 shtete anembanë botës, një sfidë e cila pritet të jetë spektakolare.

Ndryshe mund të themi se Ronaldo nuk po rrit vetëm potencialin e klubit të tij, por edhe të ardhurat e kundërshtarëve. Sfida do të luhet në orën 20:30.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...