Legjenda e futbollit në Argjentinë, Diego Armando Maradona, tregon arsyet që çuan presidentin e Real Madrid-it, Florentino Perez të shiste Cristiano Ronaldo-n te Juventus.
“CR7 bëri mirë që iku. Dha gjithçka te Reali dhe kur nuk po zbavitej më, vendosi që të ndërronte ekip. Kur Perez e kuptoi që Ronaldo po shënonte vetëm nga një gol për ndeshje, vendosi ta shesë. Mendoj se për CR7-ën kalimi te Juvja ishte lëvizje e mirë. E vërtetë që ai vazhdon të bëjë gola dhe njerëzit pyesin se përse e lanë të ikte nga Reali. Por Perez është i mençur, e di se çfarë bën. Reali do ngrihet, ka ekip të madh dhe nuk e bën skuadrën vetëm një futbollist”, tha Maradona.
Maradona u ndal më pas te trajneri i ri i. “Santiago Solari nuk do të mbetet për një kohë të gjatë në detyrën e trajnerit të Real Madrid-it”.
Solari zuri vendin e Julen Lopetegui-t, i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit një javë më parë, pas disfatës me rezultat 5-1 në El Clasico. Ai ka firmosur kontratë deri në qershor të 2021.