Sfidat e Kombëtares, optimizëm në radhët e kuqezinjve

E mërkurë, 14 November 2018 17:53

Optimizmi nuk mungon te futbollistët e Kombëtares shqiptare, në prag të sfidës më vendimtare të saj në Ligën e Kombeve, atë me Skocinë, por edhe për miqësoren me Uellsin.

Mbrojtësi Frederik Veseli deklaroi se, pavarësisht momenteve pozitive të saj, Kombëtarja jonë ka ende disa aspekte që duhen përmirësuar.

 “Po jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa, por shpresoj të marrim maksimumin. Janë disa gjëra pozitive dhe negative, e këto të fundit duhet t’i përmirësojmë”, tha Frederik Veseli, futbollist i kombëtares kuqezi.

Në të njëjtën linjë me Veselin qëndroi edhe Myrto Uzuni, i cili theksoi se Kombëtarja i ka mundësitë që të fitojë me Skocinë. “Ajo me Izraelin ishte ndeshje e mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë, jam i bindur se do të fitojmë. Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është tek unë, por te grupi. Shqipëria ka pikën e saj më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë”, tha Myrto Uzuni, futbollist i kuqezinjve.

Ndërkohë nuk kanë të përfunduar problemet për trajnerin Christian Panucci. Emir Lenjani dhe Alban Hoxha kanë lënë grumbullimin e Kombëtares për shkak dëmtimi, e nuk do të jenë në ndeshjen me Skocinë dhe miqësoren ndaj Uellsit.

Login to post comments