Pas humbjes 3-2 ndaj Borussia Dortmund, sulmuesi i Bayern Munchen, Franck Ribery ka goditur me shuplakë një gazetar francez.
Të mërkurën, futbollisti dhe gazetari janë takuar për të sqaruar ngjarjen. Gazetari shkoi në qendrën stërvitore të klubit bavarez pas ftesës së Presidentit Uli Hoeness.
Guillou është paraqitur i shoqëruar nga kolegu i tij, Jean-Charles-Sabattier, dëshmitar i ngjarjes. Guillou dukej i nervozuar, dilte shpeshherë për të tymosur cigare në ballkon teksa po priste futbollistin që të mbaronte stërvitjen. Më pas, ylli francez i ka kërkuar falje personalisht gazetarit.