Panucci tentoi goditjen e madhe, superplani i dështuar për mbrojtësin e Besiktasit në Kombëtare

Diel, 18 November 2018 17:49

Në një kohë emergjence në krahun e djathtë dhe në qendrën e mbrojtjes, Christian Panucci mendoi kandidatin perfekt dhe goditjen e madhe që mund t’i sillte ekipit kombëtar cilësi dhe një lider të ri. Tekniku italian kishte pikasur prej kohësh në Turqi, mbrojtësin e Besiktasit, Necip Uysal. Futbollisti i gjigantëve turq kishte deklaruar hapur prejardhjen e tij shqiptare dhe shpeshherë në “Instagramin” e tij intrigonte me postime që shfaqte hapur simpatinë e tij për flamurin kuqezi e shqiponjën dykrenare.

Në FSHF mblodhën forcat dhe nisën punën për ta bindur në këtë moment kyç që ndodhemi. Burime të sigurta të Telesport pranë Federatës Shqiptare të Futbollit tregojnë se bisedimet për të bindur 27-vjeçarin kishin nisur që prej 2-3 muajsh në mënyrë intensive. Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë, qendër dhe si mesfushor defensiv u fut në kontakte direkte me Shqipërinë dhe pranoi të niste bisedimet.

Pengesat ishin të mëdha, pasi fillimisht Federata Turke e Futbollit kërkonte dëmshpërblim duke qenë se Uysal ka luajtur me moshat e këtij shteti. Lojtari i druhej ndonjë mase që mund të merrnin turqit dhe u step pak. Megjithatë, shqiptarët këmbëngulën dhe kishin detajuar planin deri në atë pikë sa mendonin që të fusnin në bisedime direkte kryeministrin Edi Rama me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdoğan, në rast se futbollisti i Besiktasit do të pranonte ftesën e Shqipërisë.

Në fund, kur Federata Shqiptare e Futbollit po priste një lajm të mirë nga futbollisti 27-vjeçar ai u step dhe dha përgjigje negative. “Do të pres Turqinë”, – ishin fjalët e tij në refuzimin ndaj kombëtares shqiptare. Të njëjtat burime theksojnë për Telesport se në bisedime me futbollistin ishte dhe Kosova, por përgjigjja ishte negative dhe për Përfaqësuesen. Uysal është produkt i ekipit turk të Besiktas-it, megjithatë nuk ka patur një vazhdimësi të mirë. Këtë sezon ka luajtur 4 ndeshje, 2 si titullar dhe 10 herë ka qëndruar në stol. Telesport

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...