​Guardiola: Barcelona duhet të përfshihet në procesin e pavarësimit të Katalonjës

E Enjte, 22 November 2018 10:42

Edhe pse situata politike në Katalonjë është shumë e ndjeshme, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kërkoi nga ish-klubi i tij, Barcelona, të marrë një rol udhëheqës në procesin e pavarësimit të këtij vendi.

Vitin e kaluar, Katalonja tentoi ta shpallë veten si shtet të pavarur duke u ndarë kështu nga Spanja, mirëpo ky tentim nuk rezultoi të jetë i suksesshëm pasi që nuk gjeti përkrahje nga vendet e tjera, transmeton Gazeta Express.

Guardiola ishte i ftuar për ta mbajtur një ligjëratë si mysafir në Universitetin e Liverpoolit dhe ai e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia dërguar një mesazh ish-klubit të tij, Barcelonës.

 

“Natyrisht, Barcelona duhet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë provës. Është e pamundur ta kuptosh Barcelonën pa e ditur paraprakisht se çfarë ka ndodhur në Katalonjë në të kaluarën”, ka thënë Guardiola.

“Është e pamundur, por unë mendoj se kur je në bord të drejtorëve ose je presidenti, kur ke fuqi, kjo do të thotë se ti duhet ta menaxhosh këtë situatë. Nganjëherë, kjo nuk është e lehtë, por nuk mund ta mohojmë se Barcelona është shumë e rëndësishme për identifikimin me kulturën dhe gjuhën tonë”.

Edhe ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur për ndikimin që e kishte politika në ndeshjet e El Clasicos në vitin 2011, duke thënë se ata ishin si ndeshje mes Spanjës dhe Katalonjës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...