Trajneri maqedonas u beson shqiptarëve për ndeshjen me Kosovën

Premte, 23 November 2018 11:33

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski, nuk ka dyshim në dëshirën e futbollistëve të tij për ta mposhtur Kosovën. Kur e thotë këtë, ai mendon për futbollistët shqiptarë që janë bërë kyç në lojën e Maqedonisë.

Maqedonia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohen në Evropian përmes eliminatoreve të rregullta që nisin pranverën e ardhshme. Ndeshja do të luhej në Maqedoni, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimin për vullnetin e shqiptarëve që të luajnë kundër Kosovës e ka vënë në dyshim gazeta maqedonase "Sport", që jo rrallë shpreh nacionalizëm përmes sportit.

Por Angelovski nuk ka pranuar të lëshohet në këto ujëra. Ai beson te të gjithë lojtarët.

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 13:38
Login to post comments