Arrestohet biznesmeni dhe bashkëshortja e tij për vrasjen e futbollistit brazilian

Tuesday, 27 November 2018 09:24

Një biznesmen brazilian dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar për shkak të akuzës për vrasjen brutale të një futbollisti, Daniel Correa Freitas, pasi që raporti i forenzikës sugjeron se futbollisti kishte qenë ende gjallë kur ia kishin masakruar organet gjenitale.

Hetuesit kishin vendosur që më parë për arrestimin e Edison Brittes, pasi që ky i fundit e kishte pranuar në transmetim direkt në televizion se e kishte vrarë Correan. Mirëpo, tani është bërë e ditur se është arrestuar edhe gruaja e tij, Christiana, transmeton Gazeta Express.

“Pas analizës së hetimeve, përfundimi në të cilin kemi arritur është se kjo vrasje nuk do të kishte ndodhur kurrë në mënyrën që ndodhi nëse nuk do të kishte qenë por rolin vendimtar të Christiana”, ka thënë prokurori i rastit, Joao Milton Salles.

“Ajo e bëri futbollistin të besojë se fotografitë me të në shtrat ishin vetëm për shaka dhe burri i saj do t’i mendonte si të padëmshme, për shkak të rrethanave të tjera. Christiana e dinte karakterin e burrit të saj dhe ajo nuk bëri asgjë për ta ndaluar vrasjen”, shtoi Salles.

E gjithë kjo ngjarje kishte filluar kur Correa kishte shkuar në shtëpinë e vrasësit për ditëlindjen e vajzës së këtij të fundit. Ai kishte fjetur me gruan e vrasësit, nënën e vajzës që e kishte ditëlindjen.

Correa i kishte dërguar një shoku të tij në Whatsapp foto të tij në shtrat me gruan e vrasësit, Edison Brittes, i cili sapo i kishte parë këto mesazhe ishte zemëruar shumë dhe bashkë me tre burra të tjerë e kishin lidhur Correan dhe e kishin futur në bagazhin e makinës.

Fillimisht, plani kishte qenë vetëm për ta tredhur Correan, mirëpo kur Brittes i kishte parë mesazhet në Whatsapp, ai ishte zemëruar dhe kishte vendosur për ta vrarë futbollistin, gjë që e kishte bërë duke ia prerë fytin. Megjithatë, para se ta vriste, Brittes me bashkëpunëtorët e tij ia masakruan organet gjenitale.

Brittes fillimisht kishte tentuar ta mohonte këtë akuzë, por pastaj e kishte pranuar duke thënë se e kishte vrarë pasi që Correa ia kishte përdhunuar gruan e tij, akuzë kjo e cila nuk besohet të jetë e vërtetë.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 10:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...