Guardiola: Do të quhem dështak nëse...

Tuesday, 27 November 2018 13:24

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se ai dhe skuadra e tij do të cilësohen si dështakë nëse nuk arrijnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shtuar se kritikët i përdorin paratë e shpenzuara si argument.

Një pikë nga përballja e kësaj nate kundër Lyonit do t’i mjaftojë Manchester Cityt për t’u kualifikuar për fazën e ardhshme, ndërsa fitorja ia siguron atyre kualifikimin si liderë të Grupit F.

Skuadra e Guardiolës i ka fituar që të dy ndeshjet si mysafir këtë sezon  në Ligën e Kampionëve, mirëpo trajneri nuk beson se kjo gjë është e mjaftueshme, pasi që nga ta kërkohet ta fitojnë titullin e kësaj gare.

Vitin e kaluar, Manchester City u mposht nga Liverpooli në çerekfinale të kësaj gare, në të dy ndeshjet, si në shtëpi, ashtu edhe si mysafir.

“Për njerëzit që nuk na duan shumë, ata i përdorin paratë si argument, atëherë ne do të jemi dështakë nëse nuk e fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Lyonit, prej të cilëve kishin pësuar në ndeshjen e parë në shtëpi.

“Për njerëzit e tjerë, veçanërisht tifozët tanë, njerëzit që thonë: ‘Në rregull, ne po e shijojmë futbollin, jemi të lumtur me atë që po e bëni’, jam i sigurt se ata nuk u ka mbetur merak asgjë sa i përket asaj se çfarë po bëjnë djelmoshat në 12, 14 apo 15 muajt e fundit”.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 15:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...