Panucci: Më e lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë, Solari ka një mundësi të artë!

Tuesday, 27 November 2018 19:14

Në një intervistë të gjatë për “Goal.com”, trajneri i Kombëtares së Shqipësië, Chistian Panucci ka analizuar përballjen e sotme mes Romës dhe Real Madrid që do të zhvillohet në “Olimpico”. Italiani shpreson se trajneri i klubit madrilen, Santiago Solari do të arrijë sa më shumë si Zinedine Zidane, por e pranon se ai përballet me një detyre të vështirë.

Argjentinasi luajti me Zidane me fanellën e Real Madrid gjatë epokës së famshme të “galaktico” të klubit, teksa u konfirmua deri në vitin 2021 si trajner i “Los Blancos” pas katër fitoreve radhazi, pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Solari para se të merrte në dorë fatet e ekipit të parë të Realit, ai drejtonte ekipin B të Castilla, njësoj si Zidane, ky i fundit arriti të fitonte tre sezone radhazi Champions League, duke bërë që në fund të largohet si një legjendë.

Christian Panucci është i bindur te Solari, por pranon se francezi mund të jetë një trajneri i vështirë për t’u ndjekur: “Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane.

“Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021”. Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë”.

Megjithatë, Solari ka drejtuar vetëm pesë ndeshje me Realin dhe është ende herët për të folur dhe për të gjykuar mandatin e tij, edhe pse në përballjen e fundit u turpëruar me rezultatin 3-0 kundër Eibarit: “Nëse humbni kundër Eibarit, duhet të reagoni shpejt”, tha Panucci duke sugjeruar se ekipit madrilen nuk do t’i mungojë motivimi kundër Romës: “Kjo është ndeshja më e lehtë për një trajner, sa i takon motivimit. Por, Solari vjen nga një humbje, kështu që nuk është e lehtë për të.

Sidoqoftë, me krenarinë që ka Real Madridi, e shoh favorit përballë Romës. Trajneri nuk ka pse të thotë asgjë deri në fillimin e lojës, vetëm të zgjedhë ekipin e tij dhe ta motivojë. Ai nuk ka nevojë të thotë asgjë tjetër për lojtarët”.

Kujtojmë që Panucci e ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Romës dhe Real Madridit, gjatë një karriere të gjatë, të mbushur me trofe, që përfshinte edhe një periudhë të paharrueshme me Milanin e madh, ndaj e ka shumë të vështirë të zgjedhë se kush do të fitojë ndeshjen e sotme: “Kjo është një e pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje.

Ajo që fituam me Real Madridin, titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve, ishte diçka e madhe, pastaj mënyra se si më trajtuan tifozët. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka.

Kjo është një lojë e mrekullueshme, sepse të dyja skuadrat vijnë të plagosura. Real Madridi humbi 3-0 kundër Eibarit, dhe kjo më lëndon shumë, ndërsa Roma humbi ndaj Udinese, të martën. Reagimi nuk ka të bëjë aq me trajnerët, por me lojtarët. Ata duhet të japin më të mirën nga vetja”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...