Kosova shënon ngritjen më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

E Enjte, 29 November 2018 12:14

Kosova e ka shënuar rritjen më të lartë deri më sot në renditjen zyrtare të FIFA-s, duke u renditur e 131-ta, për gjashtë pozita më lartë, falë suksesit të treguar në Ligën e Kombeve.

Në listën e publikuar sot, Dardanët janë vlerësuar me 1113, ndërsa në listën e kaluar ishin vlerësuar me 1099 pikë.

Kjo ngritje e skuadrës së Bernard Challandes vjen pas fitoreve që shënoi Kosova gjatë ndeshjeve të zhvilluara në nëntor në kuadër të garës inauguruese të UEFA-s, Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë muaj, Dardanët udhëtuan në Maltë, ku e siguruan fitoren me rezultat 5-0, përmes golave të shënuar nga Vedat Muriqi, Donis Avdijaj, Benjamin Kololli dhe Milot Rashica.

Ndeshja e dytë kishte edhe më shumë rëndësi për Kosovën pasi që fitorja ose barazimi do t’ia siguronte një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian si dhe promovim nga Liga D në Ligën C.

Në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, Kosova arriti ta mposhtë Azerbajxhanin me rezultat 4-0 ne stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e arritur suksesin më të madh të Kombëtares deri më tani, përmes het-trikut të Alban Zenelit dhe golit të Amir Rrahmanit.

Këto dy fitore kanë bërë që Kosova të ngritët në pozitën më të lartë ndonjëherë në këtë radhitje të FIFA-s, gjë e cila është theksuar edhe nga faqja zyrtare e këtij organi qeverisës të futbollit.

Kosova ka treguar formë të mirë tash e një vit pasi që për herë të fundit ka pësuar disfatë më 9 tetor të vitit 2017, kur trajner i Kombëtares së Kosovës ishte ende Albert Bunjaki.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve, Dardanët i siguruan katër fitore dhe dy barazime. Në këtë garë, Dardanët e kanë pasur sulmin më të suksesshëm, duke i shënuar plot 15 gola dhe duke i pranuar vetëm dy.

Lista e radhës do të publikohet më 20 dhjetor.

47069157 1183623655121909 1326489413735153664 n 1543482752 300005

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...