​The Sun: Xhaka dhe gruaja e tij rrezikojnë reagim të ashpër pasi e bënë shqiponjën me duar

E Enjte, 29 November 2018 17:29

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij, Leonita, do të përballen me kritika të ashpra nga publiku, sipas gazetës angleze The Sun, pasi që e bënë shqiponjën me duar në një darkë romantike për festën e 28 Nëntorit.

Xhaka e kishte festuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë mbrëmë derisa darkonte me bashkëshorten e tij, Leonitën, në një restorant në Londër. Ata të dy e bënë një foto duke e bërë shqiponjën me duar dhe Xhaka e postoi në Instagram, shkruan The Sun.

Mesfushori i Zvicrës, së bashku me Xherdan Shaqirin dhe Shkodran Mustafin, ka marrë shumë kritika gjatë këtij viti pikërisht për shkak të këtij gjesti. Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë pas golave të shënuar në ndeshjen kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Shaqiri, i cili ka lindur në Kosovë, e mban flamurin e Zvicrës në njërën nga këpucët e tij, ndërsa atë të Kosovës në këpucën tjetër. Familja e tij u shpërngul në Zvicër për shkak të luftës në Kosovë.

Edhe familja e Xhakës është nga Kosova. Babai i tij kishte kaluar pothuajse katër vite si i burgosur politik në ish-Jugosllavi për shkak se e kishte përkrahur pavarësinë e Kosovës.

Tani, Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, rrezikojnë të kritikohen publikisht për shkak të kësaj foto. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...