Zhbllokohet derbi, Halili kalon në avantazh Tiranën

Premte, 30 November 2018 19:11

Partizani po luan përballë Tiranës në "Selman Stërmasi" në derbin numër 150 të kryeqytetit. Të kuqtë janë ato që nisën më të favorizuar, duke parë klasifikimin momental të Partizanit, ku mban vendin e parë me 31 pikë. Në krahun tjetër Tirana nuk po kalon një moment aspak të mirë, me bardheblutë që mbajnë vendin e 8-të me 11 pikë.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

51'Zhbllokohet derbi, Halili kalon në avantazh Tiranën

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, me Partizanin e Tiranën që nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0. Në "Selman Stëmasi" iniciativa më e madhe ishte nga ana e bardhebluve, që pavarësisht tentativave nuk arritën të gjenin fundin e rrjetës. Megjithatë, rastet më të pastra për të shënuar i kishin të kuqtë, me Asanin e Bardhin që krijuan panik në portën e Abibi.

38 ‘– Ibrahimi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Karabecit, karton i verdhë. Tension në fushë.

31′ – Karton i verdhë për Trashin. Partizani pretendon për penallti, por arbitri ka menduar se kemi të bëjmë me simulim.

20' - Ndërhyrje e gabuar e Dajës, arbitri e ndëshkon me të verdhë

7′ – Imami tenton nga distanca, Hoxha në gatishmëri kontrollon sferën.

1'- Nis derbi numër 150 në "Selman Stermasi"

Një derbi që respektohet maksimalisht nga dy teknikët, Skënder Gega i Partizanit dhe Ardian Mema i Tiranës, me numrat një të stolave që kanë menduar ta nisin me këto formacione.

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...