UEFA i hap udhë krijimit të një kompeticioni të ri për klube

Hënë, 03 December 2018 09:25

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka aprovuar kompeticionin e ri për klube, i cili do të startojë që nga viti 2021. Zyrtarizimi erdhi pas mbledhjes së bërë në Dublin, dhe është njoftuar nga faqja zyrtare e federatës evropiane të futbollit.

Ky do të jetë kompeticioni i tretë për klube, së bashku me Champions League dhe Europa League, ku pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të jenë 32 skuadra. Formati do të jetë i njëjtë si me Europa League, ku do të luhen 141 ndeshje, e më pas fituesi do të ketë të drejtën për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Turneu i ri, i cili ende nuk ka një emër zyrtar, do të luhet të enjteve, dhe pritet që të sigurojë minimalisht 34 vende pjesëmarrëse me klubet e tyre nga 26 aktualisht, në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Presidenti Aleksandr Ceferin deklaroi se ky turne do të përfshijë akoma më shumë klubet evropiane, dhe ideja lindi nga shoqata evropiane e klubeve.

Njoftime më të reja pritet të vijnë gjatë muajve në vazhdim, por gjithsesi ky është një lajm mjaft i mirë për tifozët e vendeve të vogla, të cilët do të kenë mundësi të shikojnë ekipet e tyre e zemrës në një kompeticion të organizuar nga UEFA.

Modifikuar më Hënë, 03 December 2018 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...