Chelsea i ka filluar bisedimet me Napolin për transferimin e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të cilin anglezët duan ta marrin si huazim në afatin kalimtar të janarit, dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.
Nuk ishte e lehtë për Chelsea që të arrinte marrëveshjen me Napolin për t’ia marrë trajnerin Maurizio Sarri gjatë kësaj vere, e vetëm pak ditë më vonë t’ia marrin edhe mesfushorin Jorginho, transmeton Gazeta Express.
Mediumi italian Calciomercato pretendon se në këto dy marrëveshje, për Sarrin dhe Jorginhon, dy klubet ishin pajtuar që Chelsea të mos kërkonte më lojtarë të Napolit. Mirëpo, klubi anglez është i gatshëm ta shkelë këtë marrëveshje pasi që drejtuesit shqetësohen se atyre mund t’i ndalohen transferimi i lojtarëve në të ardhmen.
Për shkak të kësaj, klubi londinez e ka shprehur interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Elseid Hysaj, i cili pëlqehet shumë nga Sarri. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe ai ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.
Chelsea tanimë i ka filluar bisedimet me Napolit për yllin e kombëtares shqiptare dhe ideja e drejtuesve të klub anglez është që ta marrin si huazim Hysajn në janar dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.
Raportohet se londinezët janë duke negociuar për uljen e çmimit dhe për këtë arsye kanë ndaluar bisedimet mes Napolit dhe futbollistit për rinovimin e kontratës. Nëse Chelsea nuk arrin ta transferojë Hysajn, atëherë ai do të marrë ofertë të re nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.