Siç ishte parashikuar, ditën e sotme janë zhvilluar konferencat për shtyp të trajnerëve të Kombëtareve U-19 dhe U-17, Nevil Dede dhe Elvin Beqiri, në kuadër të grumbullimeve që këto kombëtare fillojnë këtë javë.
Kujtojmë se Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në “2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP”, kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit.
Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhjani dhe Moldavia. Ndeshjet do të zhvillohen më 14, 15 dhe 17 janar.
Nga ana e saj, Kombëtarja U-19 do të zhvillojë një minifazë stërvitore, të kombinuar me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullimit në kompleksin “Tropikal”, në Durrës.
Sa i përket listës së Kombëtares U-19, me trajner Nevil Dede, bie në sy prania e pesë lojtarëve nga Shkëndija e Tetovës.