Postimi i parë javor i vitit 2019 i CIES, observatorit të njohur të futbollit, paraqet 100 lojtarët me vlerën më të madhe në treg sipas një algoritmi ekskluziv.
Kryeson listën 20-vjeçari francez Kylian Mbappé, kartoni I të cilit vlerësohet 218.5 milionë euro, i dyti është Harry Kane me 200.3 milionë, me anglezin që klasifikohet para Neymarit, që ka një vlerë 197.1 milionë euro.
Interesant fakti që Lionel Messi është i 7-ti në listë, me 171.2 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i 19-ti me 127.2 milionë.
I vetmi futbollist shqiptar në listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë është Granit Xhaka i Arsenalit, që vlerësohet 62.9 milionë euro.
Në mesin e 27 futbollistëve me një vlerë të llogaritur prej më shumë se 100 milionë euro, gjashtëmbëdhjetë prej tyre luajnë në Premier Ligë, pesë në La Liga, tre në Serie A, dy në Ligue 1 dhe një në Bundesliga. Njëmbëdhjetë vende kanë përfaqësues me një vlerë të llogaritur prej më shumë se 100 milionë euro: Brazili (6 lojtarë), Anglia (5), Franca (5), Argjentina (2), Portugali (2), Belgjika (2), Egjipti (1) Gjermania (1), Senegali (1), Uruguai (1) dhe Italia (1).