Tirana është gati të bëj lëvizjen e parë në këtë merkato janari.
Sipas burimeve për "Ora News", bardheblutë do e nisin nga mbrojtja forcimin e skuadrës dhe kanë vënë në shenjestër kapitenin e Erzenit, Jurgen Goxha. 26 vjeçari ka bërë paraqitje dinjitoze në Kategorinë e Parë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve bardheblu.
Cilësitë e durrsakut kanë bindur edhe trajnerin, Ardian Mema, që e ka afruar në skuadër për një periudhë prove dy ditore, megjithatë shanset janë që Goxha të transferohet te 24 herë kampionët e vendit.
Sezoni aktual ka parë shumë dobësi në prapavijën e Tiranës, e cila ka pësuar 21 herë në 18 javët e para të Superligës. Madje, nga këto probleme, tekniku Mema ka edhe eksperimentuar, duke spostuar në qendër të mbrojtjes, lojtarin e linjës së majtë, Erion Hoxhallari.