Bayern Munchen ka fituar trofeun e parë të vitit 2019 pa shënuar asnjë gol të vetëm.
Skuadra kampione në fuqi e Bundesligës ka fituar “Telekom Cup” pas dy fitoreve me penallti.
Bayern ka mposhtur në finale Borussia Munchengladbach 4-2 me penallti duke siguruar për të pestën herë titullin e këtij turneu miqësor.
Pas 45 minutave, rezultati ishte i pandryshuar 0-0. Ndërkohë vendin e tretë e ka zënë Fortuna Dusseldorf pas fitores 3-1 ndaj Hertha BSC.
Përpara 40 mijë spektatorëve, Bayerni ka mposhtur 8-7 me penallti Dusseldorf në stadiumin e tij.
Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, Gladbach ka mposhtur 1-0 Berlinin. Ndeshjet kanë zgjatur nga 45 minuta.