Gonzalo Higuain i ka thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës në Milan dhe stafit, kurse sonte pritet që të udhëtoj në Chelsea për ta kompletuar transferin e tij
Sulmuesi nuk u ftua për të udhëtuar me skuadrën në Genoa për ndeshjen e së hënës në mbrëmje në Marassi, derisa trajneri Gennaro Gattuso shpjegoi që ai “nuk ishte mentalisht gati”.
Ai është gjithashtu i pa fokusuar për negociatat që janë duke u mbajtur për një ribashkim me ish trajnerin e tij të Napoli, Maurizio Sarri.
Juventus ende e ka në kontratë Higuain, kurse ai i ishte bashkuar Milanit npër një sezon huazim që ju kushtoj atyre 18 milionë euro me opsion për ta blerë për 36 milionë, transmeton GazetaExpress.
Raportohet që Pipita i ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe stafit sot, duke e pastruar dhomën e tij pas stërvitjeve në Milanello.
Ai pritet që të aterojë në Londër sonte apo nesër, ku është vëllai i tij Nicolas që tashmë ka mbajtur takime me drejtorët e Chelsea.
Besohet se Juventus është pajtuar me një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit me opsion qoftë për ta blerë apo zgjatur huazimin.