Lorik Cana pasi u shkëput nga fushat e futbollit, Lorik Cana është angazhuar me kurset e formimit profesional si trajner dhe drejtor sportiv në kryeqytet.
Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Cana pranon se formimi i përfaqësueses së Kosovës ka ndikuar në dobësimin e kombëtares kuqezi.
Sipas tij, gjykimi i punës i trajnerit Cristian Panuçit, duhet bërë në fund të fushatës kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020. “Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Europian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panuçi është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese. Le ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”, thotë ish-kapiteni i kombëtares kuqezi.