Qerimaj mposht Çaljen, shpallet kampion kombëtar në peshëngritje

Premte, 01 Mars 2019 12:17

Erkand Qerimaj është kampion kombëtar në Kampionatin e Peshëngritjes për të rritur, të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Kampionati i këtij viti prodhoi emocione dhe një garë të fortë mes dy prej peshngritësve më të mirë të viteve të fundit, ku Qerimaj u përball me kampionin e Europës në fuqi, Briken Çaljen. Ky i fundit, për herë të parë në këtë peshë, edhe pse arriti të thyejë disa rekorde kombëtare duke ngritur 150, 155 dhe 157 kg në stilin e shkëputjes; dhe 181, 186 në stilin e shtytjes, u rendit i dyti. Në këtë stil ai humbi mundësinë për të ngritur 190 kg.

Në një formë shumë të mirë dhe si për të treguar zotësinë e kësaj peshe u paraqit Erkand Qerimaj. Ai ngriti 152 dhe 155 kg në stilin e shkëputjes, ndërkohë që dështoi për të ngritur 158 kg. Ndërkohë në shtytje, me 182, 189 dhe 193 kg, peshëngritësi nga Shkodra vendosi rekordin kombëtar të stilit, por edhe në dygarësh me 348 kg.

Kjo i dha mundësinë atij të shpallej edhe sportisti më i mirë i kampionatit. Të dy peshëngritësit e kësaj peshës, Çalja dhe Qerimaj thyen nga 4 rekorde secili.

Ky kampionat kombëtar ishte shumë i rëndësishëm në prag të kampionatit evropian që do të zhvillojë Kombëtarja jonë e peshëngritjes në Gjeorgji, në fillim të prillit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...