Rregullat e çuditshme për Messin në ndeshjen Marok - Argjentinë

E mërkurë, 06 Mars 2019 10:37

Kthimi i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinas do të jetë edhe më interesant, tani që janë zbuluar disa klauzola të çuditshme për argjentinasin të përfshira në kontratën për ndeshjen miqësore me Marokun.

E ardhmja me Argjentinën e 31-vjeçarit u vë në dyshim pas eliminimit të kësaj kombëtareje nga Franca, në Kupën e Botës të Rusisë. Mirëpo, disa media kishin raportuar se ai do të kthehet për Kupën e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Tani është zbuluar se Federata e Futbollit të Argjentinës ia ka caktuar disa rregulla të caktuara Federatës Mbretërore të Futbollit të Marokut, sa i përket yllit të Barcelonës. Sipas Le360 Sport, gjatë kësaj ndeshjeje  nuk do të lejohet të bëhen fotografi të Messit. Në fakt, lojtarët e Marokut nuk kanë të drejtë të bëjnë fotografi “Selfie” me argjentinasin apo me tifozët.

Një tjetër rregull do të jetë i vlefshëm për mediat, pasi që gazetarët nuk do të kenë të drejtë ta intervistojnë Messin para ose pas ndeshjes. Rregulli më i çuditshëm në marrëveshjen mes dy federatave është ai që i ndalon lojtarët e Marokut të tregohen agresivë ndaj Messit, veçanërisht iu ndalohen ndërhyrjet e ashpra.

Kushtet e tjera përfshijnë sigurimin e udhëtimit të ekipit të Argjentinës nga Spanja në Marok dhe të mos publikohet emri i hotelit ku do të qëndrojnë Messi dhe bashkëlojtarët e tij. Nëse Maroku arrin t’i plotësojë të gjitha këto kritere, atëherë Argjentina u ka premtuar se Messi do të luajë për të paktën 60 minuta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...