FSHF njofton klubet, këtë javë s’ka ndeshje

E Enjte, 07 Mars 2019 11:30

Federata Shqiptare e Futbollit, pas vendimit të arbitrave për të bojkotuar kampionatin, ka njoftuar të gjithë klubet shqiptare të të gjitha kategorive se nuk do të zhvillohen ndeshjet e programuara për fundjavën.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë bojkoti i arbitrave dhe cila do të jetë zgjidhja, por është e sigurt që të paktën këtë fundjavë nuk do të luhet futboll në të gjitha kategoritë.

Në Superiore, sipas programit, të premten do të zhvilloheshin Skënderbeu-Kukësi dhe Partizani-Teuta, ndërsa të shtunën Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Flamurtari.

Me përjashtimin e Kamzës Luftëtari është pushim, pasi i merr tri pikët në tavolinë.

Login to post comments