U eliminuan nga Championsi, skuadra Europiane shkarkon trajnerin

E Enjte, 07 Mars 2019 18:45

Eliminimi nga Champions League i ka kushtuar stolin Eusebio Di Francesco që është shkarkuar zyrtarisht nga drejtuesit e Romës. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit verdhekuq.

"Në emër të tim dhe të gjithë te Roma, do të doja të falënderoja Eusebio për punën e tij dhe angazhimin e tij. Që nga ardhja në klub, Eusebio gjithmonë ka vepruar në mënyrë profesionale dhe ka vënë nevojat e klubit përpara vetes. ".-tha presidenti Jim Pallotta në faqen e internetit të klubit.

Pas largimit të Di Francesco drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Claudio Ranieri. Ndërkohë, në listën e dëshirave të klubit kryeqytetas është edhe ai i teknikut të kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Login to post comments