Mbyllen hetimet për Astorin, dy mjekë nën akuzë

E mërkurë, 13 Mars 2019 11:49

Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet për vdekjen një vit më parë të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ngjarje që ndodhi më 4 mars në një dhomë hoteli në Udine, ku skuadra vjollcë ishte akomoduar për takimin me friulanët.

Prokuroria akuzon për vrasje pa dashje dy mjekët që lëshuan certifikatat e aftësisë për të ushtruar sport mes viteve 2014 dhe 2017, përkatësisht mjekun sportiv të Cagliarit, Francesco Stagno dhe kolegun e tij nga Firence, Giorgio Galanti.

Në një pozitë më të vështirë është Stagno, që akuzohet se nuk ka marrë parasysh problemet e shfaqura nga Astori gjatë testeve mjekësore, duke mos u paraqitur në certifikatën për aftësinë e tij sportive.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi Galantin, që nuk ka pasqyruar aritmitë kardiake në certifikatën lëshuar për Astorin.

Login to post comments