ZYRTARE/ Panucci shpall listën e lojtarëve, ka befasi te Kombëtarja!

E Enjte, 14 Mars 2019 12:17

Trajneri i kombëtares, Christian Panucci zyrtarisht ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për 2 ndeshjet kualifikuese, përkatësisht ndaj Turqisë dhe Andorrës. 

 

Ajo që bie në sy nga lista e publikuar sot është mungesa e emrave si Lenjani, Ndoj, Manaj e Bare, të katër futbollistë të cilët po luajnë rregullisht me ekipet përkatëse, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë që nuk ka ftesë as për Gurin, por ndërkohë është kthyer Kristal Abazaj, i cili po luan rregullisht në kampionatin kroat.

Ndërkohë, tekniku italian ka lënë pas eksperimentet duke kthyer në skuadër emrat e vjetër si Abrashi e Sadiku, të cilët kanë munguar si pasojë e dëmtimeve, gjithashtu edhe Aliji. Risi në këtë listë është ftesa pas shumë kohësh ndaj Kristi Qoses, i cili debutoi me fanellën kuqezi nën drejtimin e De Biasit.

Më 22 mars nis zyrtarisht aventura e kuqezive në Europain teksa presin Turqinë në “Loro Boriçi”, një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre. 

Kujtojmë që trajneri Panucci do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e dielë, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së.

Image

Login to post comments