Hidhet shorti në Champions League, ja përballjet

Premte, 15 Mars 2019 13:03

 

Në Nyon të Zvicrës sapo është hedhur shorti ku ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste në Champions Leagues.

Përballja më e fortë është dueli ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United, një provë e vërtetë për skuadrën e udhëhequr nga Leo Messi.

Një tjetër duel interesant do të jetë përballja britanike ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt

 
Fati i goglave nuk është treguar edhe shumë “bujar” me Juventusin e Cristiano Ronaldos që ka një kundërshtar, Ajaxin e cila në fazën e 1/8-ave eliminoi bindshëm Real Madridin.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para në çerekfinale, ndërsa ato të kthimit pas një jave më 16 dhe 17 prill.

Këto janë përballjet:

Screenshot_81552650128.jpg

Pas çifteve çerekfinaliste në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti duke përcaktuar skeletin për përballjet në gjysmëfinale dhe finale të Champions Leagues.

Barcelona ka “peshkuar” Manchester United, ku një ndër përballjet më të forta të kësaj faze, ndërsa interesante është dueli ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit.

Fituesi i takimit Ajax – Juventus, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit tjetër, Tottenham Hotspur – Manchester City.

 Në gjysmëfinalen tjetër, do të takohet fituesi i Barcelona – Manchester United me fituesin e takimit Liverpool – Porto.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me 30 dhe 1 maj ndërsa duelet e kthimit më 7 dhe 8 maj. Ndërsa më 1 qershor: Finalja – Wanda Metropolitano, Madrid

Ja çiftet:

auto_1552647007_331066_1552649505_noticia_normal1552650957.jpg

Login to post comments