Hidhet shorti për Champions League, Partizani i pafat në përballjen e parë

Tuesday, 18 June 2019 14:57

Partizani ka qenë i pafat në shortin e turit të parë kualifikues në Champions League, sepse do të përballet me Qarabag FK, dominues absolut në Azerbajxhan. Ish-klubi i Ansi Agollit jo vetëm që fiton prej vitesh titullin kampion në vendin e vet, por ka shkëlqyer edhe në kupat e Europës.

Në shortin e turit të parë kualifikues të Champions League, që po hidhet në Nion të Zvicrës, Shkëndija e Tetovës ka pasur shumë fat në goglat e përziera, teksa është “peshkuar” skuadra fituese e kampionatit estonez të futbollit, Nome Kalju.

Ndeshja e parë për kampionët e Maqedonisë së Veriut do të jetë jashtë fushe, teksa do ta presin në Shkup skuadrën estoneze.

Login to post comments