Messi fajëson gjyqtarët për favorizim të Brazilit

E mërkurë, 03 July 2019 08:28

Lionel Messi ka akuzuar gjyqtarët për favorizim të Brazilit ndaj Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës që përfundoi 2-0.

Ylli i Barcelonës ka dështuar edhe një herë të jetë vendimtar për kombëtaren e tij, derisa u mposhtën me golat e shënuar nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino. Por, 32-vjeçari ka akuzuar gjyqtarët që ishin në dhomën e VAR-it dhe atë kryesor Roddy Zambrano, pasi nuk kishin akorduar penallti në faullin ndaj Sergio Agueros, para se ylli i Liverpoolit të shënonte gol në minutën e 71-të.

“Nuk ishte askush më i mirë se ne. Ata e shënuan golin e parë herët dhe i dyti erdhi nga një penallti për Agueron që nuk e akorduan”, ka thënë pas ndeshjes Messi. “Zyrtarët kishin rezervuar shumë gjëra, por ata as nuk e kontrollonin VAR, kjo është e pabesueshme”.

“Kjo ndodhi në të gjithë ndeshjen. Në shikimin e parë të kontaktit, ata vendosën në favorin e tyre dhe kjo na largoi nga loja”.

“Nuk ka justifikime për ne, por ne duhet ta rishikojmë këtë, ta analizojmë atë dhe të shpresojmë që CONMEBOL të bëjë diçka për këtë”. “Mendoj se luajtëm një lojë të mrekullueshme. Ne bëmë një përpjekje të madhe dhe ata nuk ishin më superiorë ndaj nesh”, ka shtuar më tej ylli argjentinas.

Argjentina bëri dhjetë gjuajtje në portën e Brazilit, mirëpo Alisson Becker ishte edhe një herë në formë e tj më të lartë, duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...