Skënder MULLIQI
Për të arritur zenitin e suksesit në çdo veprimtari sportive pos talentit të falur nga Zoti, nevojitet vullnet i çeliktë dhe punë e madhe. Kjo vlen edhe për sportin e shkathtësisë bujare –boksin. Për t'u bërë kampinon nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive; kampionet janë bërë nga diçka që ata e kanë thëllë në mbrendine e shpirtit të tyre. Kanë një deshirë, një endërr, një vullnet që duhet të jetë më i fortë se aftësia. Plejadës së boksierëve të njohur më prejadhje shqiptare në boksin botëror profesionist, nga Strellci i Deçanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vellezërit James Kraft dhe Toni Kraft, të cilët për një ditë u bënë kampion bote për junior. Kjo ishte diçka spektakolare, mahnitëse që i bëri shumë të lumtur këta dy boksiere të talentuar, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kanë lindur në Altotting. Jemes në bisedë më të është i qetë, por shihet së është shumë energjik dhe i shkathët në boks. Ai më rrefeu këtyre ditëve kur është në Kosovë, se si e kanë filluar rrugëtimin më villain, Tonin, në boksin amator e profesionist. Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbemrin nga origjina, karrirën e tyre e kanë filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha, por nuk janë shumë të njohur deri më tash në Kosovë. James thotë së si amator i ka zhvilluar 87 meqë, nga të cilat ka 78 fitore. "Në moshën 17-vjeçare, - vazhdon rrefimin Jamës, - kam kaluar në boksin profesionist, në kategorinë gjysëm të rëndë. Deri më tash, nga 17 meçe te zhvilluara, kam 16 fitore dhe një barazim.10 ndeshje i kam fituar më KO për junior". Jamës dy herë ka arritur që të bëhët kampion bote për junior në verzionin WBC dhe IBO. Titullin në verzionin WBC e ka mbrojtur dy herë. "Ishte shumë interesant për neve, - thotë Jamës, - kur të njejtën ditë më 16-1.2016 në Mynhen u kurorizuam më vëllain, Tonin më titujtë e kampionit të botës.Unë mposhta boksierin shumë të fortë hungarez, Pita Orleg, duke e nokatuar në raundin e tretë". Nder emrat të njohur ndaj të cilët kam shënuar fitore është edhe Gjermani, Aron Shvarc. Akutalisht James mbanë dy tituj për junior deri në moshën 24-vjeçare. "Sigurisht se në sukseset e deritashme tona ka meritë menaxheri, Flavio, kurse ne Kosovë menaxheri, Edonis Shabanaj". Synimi i këtij boksieri 22 vjeçar është të kurorizohet më titullin e kampionit të botës, por tash për senior, për tia rrembyer titullin suedezit, Sven Forni , i cili mban titullin në verzionin IBE-o. Duke më rrefyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, Jamës thotë së vëllai i tij bokson deri në kategorinë 76.2 kg, Toni është kampion bote në verzionin WBC -junior, kurse aktualisht eshte edhe kampion ne verzionin IBF dhe IBO-Kontinental per senior ne Evrope. Mban, gjithashtu, titullin e të parit në Gjermani. Në mbrëmjën kur jemi bërë bashkë kampion në Mynih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur hungarezin e forte, Ferenc Albert duke u bërë kampion bote në verzionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meçe, ku 109 prej tyre i ka fituar më nokaut, dy barazime e dy humbje. Ne karrierën si profesionit ka deri më tash 17 ndeshje, 16 fitore e një barazim. Toni si synim të radhës ka edhe tri takime paraprake për të ardhur deri takimi më anglezin, Krys Jubenle, i cili mban titullin e botërorit në në verzionin IBO, të boksit profesionist. Ne i uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritshme pa dyshim të mëdha,në boksin profesionist, për të cilët "nuk është shkruar dhe dëgjuar aq shumë në Kosovë", siç shprehet edhe Jamës, së Toni nuk ishte atë ditë i pranishëm. Pa dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve. Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në pedestal. Sigurisht se për Tonin dhe Jamës do dëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë, siç i përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla…
Legjenda: Toni Kraft dhe James Kraft