Edinson Cavani i mbyll derën Interit. Sulmuesi uruguaian, e ka shprehur diçka të tillë, në një intervistë të sotmen për “Le Parisien”, pas zërave të shumtë që e lidhnin me një kalim te zikaltrit.
“Sa i përket të ardhmes, kam folur edhe në sezonin që shkoi. I kam premtuar, jo vetëm tifozëve, por edhe vetes, se do qëndroj tek PSG deri në fund të kontratës. Do shohim më vonë, nëse futbolli më bën të qëndroj akoma këtu. Vendimi im mund të jetë të shkoj në shtëpi, në Uruguai. Por, i kam premtuar vetes se do e çoj deri në fund këtë kontratë. Kjo është e sigurt. Me përfundimin e kontratës, nuk varet gjithçka nga unë. Duhet parë edhe dëshira e vetë klubit” – deklaroi Cavani.