Duka flet për stadiumin dhe të ardhmen e Edy Rejës

E Enjte, 22 August 2019 11:02

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për Top Channel. Ai ka folur në lidhje me çështjet delikate që kanë përfshirë futbollin shqiptar së fundmi. Licencimet mbeten “Thembra e Akilit”, ndërsa presidenti bën me dije se situata është zgjidhur për shkak të marrëveshjes ndërmjet klubeve dhe Qeverisë.

LICENCIMET

“Në këtë sezon manuali i licensimit parashikonte të njëjtat kritere që parashikon edhe UEFA për pjesmarrjen në kupat e europës. Në fund të fundit nuk bën sens që një ekip të marrë pjesë në garën kombëtare dhe mos të ketë të drejtë të luaj në kompeticionet europiane duke mos u licensuar. “Kështu që kërkesa e këtyre kritereve për pjesëmarrjen në Kupat e Europës edhe për kampionatin shqiptar, bëri që disa klube të kishin vështirësi në plotësimin e tyre, por në fund i kanë plotësuar ato kritere edhe me mbështetjen e administratës shtetërore me marrëveshjet që kanë pasur me drejtorinë e tatim taksave apo edhe me debitorët e tjerë”.

SKËNDERBEU

Duka nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij dhe Skënderbeun. Klubin korçar që i ka dhënë tonusin kampionatit shqiptar në vitet e funidit, por që u dënua shumë rëndë nga UEFA. “Dënimi që ka marrë Skëndërbeu ka qenë vërtet i pa precedentë, shumë i rëndë. U mendua që në CAS do të ndryshonte diçka por nuk ndodhi kështu. Megjithatë kjo është një çështje që vazhdon ende gjykimin. Për disa kohë është një fazë gjykimi nuk mund ta konsiderojmë përfundimtar. Argumenta ka apo nuk ka, prova ka apo nuk ka dhe nëse do të jetë apo jo Skëndërbeu na duhet të presim”

STADIUMI

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit ka larguar përgjegjësinë nga vetja kur u pyet në lidhje me stadiumin e ri. “Stadiumi nuk është vetëm pjesa e stadiumit që duket, por edhe ambienti i parkingut përpara tij. Është parkimi dhe Sheshi ‘Italia; në të cilin ende nuk ka lluar puna. Kështu që nëse nuk përfundohet si kompleks është e pamundur që të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare. Kështu që pengesa kryesore është Sheshi ‘Italia'”.

REJA

Trajneri Edy Reja duket se do të marrë dhe një kontratë tjetër sipas asaj që thotë Duka. Presidenti ka mbetur i kënaqur nga timonieri i skuadrës tonë kuqezi. “Jam realisht shumë i kënaqur me punën që bën në përgjithësi trajneri i ekipit kombëtar. Edi Reja e ka ndryshuar ambientin, i ka dhënë më tepër besim ekipit gjë që djemtë e shfaqën edhe në ndeshjen e parë nën drejtimin e tij në Island. Vërtet nuk morëm rezultat pozitiv, por sjellja e ekipit në fushë ishte ndryshe. Duke patur këtë vlerësim maksimal të punës së tij jam pozitiv për të vazhduar bashkëpunimin me të”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...