Vllaznia entuziazmon “Loro Boriçin”! Kuqeblutë thyejnë Laçin

Saturday, 24 August 2019 18:26

Ka dhuruar një surprizë të bukur pasditja e sotme, teksa një nga emrat historikë të futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkodrës, është rikthyer me fitore në kategorinë e më të mirëve. Pas një sezoni të kaluar në kategorinë inferiore, kuqeblutë e drejtuar nga Mirsad Jonuz, kanë mposhtur në “Loro Boriçi”, në prezencën e një numri të konsiderueshëm tifozësh, ekipin e Laçit.

Ka mjaftuar një gol nga braziliani Higor në minutën e 45-të të pjesës së parë, për të çuar peshë tifozët kuqeblu dhe për të thyer Laçin pretendent. Sfida ka qenë mjaft e bukur dhe e luftuar, me mundësi shënimi nga të dyja ekipet. Në minutën e 20-të Lushkja vë në provë Sherrin me një gjuatje nga distanca, ndërsa 3 minuta para golit kuqeblu, ishte Kruja ai që drithëroi Stazhillën, i cili devijoi në këndore.

Pjesa e dytë është edhe më e bukur. Vllaznia kërkon golin e sigurisë, Laçi atë të barazimit. Në minutën e 60-të është i pafat Gilman Lika, kur sheh devijimin e tij të përfundojë pranë shtyllës së dytë të Stazhillës, ndërsa Laçi kërcënon seriozisht me Lushkjen në minutën e 82-të, por Sherri ndal gjuajtjen e sulmuesit, duke devijuar në këndore. Janë minuta të mira për Laçin, që provon me të gjitha mënyrat për të barazuar, por fortesa kuqeblu nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe nuk lëshon as ndaj kërcënimeve të Domgjonit e Nuabaezes.

Do të përfundojë 1-0 për Vllazninë, një fitore e bukur për kuqeblutë dhe Shkodrën, që rikhehet të shpresojë një për sezon të mirë pas vitit të kaluar në Kategorinë e Parë, ndërsa është detyrë e bashkisë që t’u japë fund vuajtjeve të tifozëve kuqeblu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...