Trajneri i kombëtares tonë, Edi Reja ka publikuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e “Euro 2020” kundër Francës dhe Islandës.
Këto sfida pritet me një interes të jashtëzakonshëm nga të gjithë shqiptarët. Këto janë dy ndeshje të rëndësishme, ku djemtë e Kombëtares do synojnë të dalin me pikë nga këto dy përballje.
Ajo që bie në sy është mungesa e “bomberit” nga Elbasani, Armando Sadiku, i cili është lënë jashtë nga trajneri i Kombëtares. Trajneri Reja në repartin sulmues do të zgjedhë mes pesë emrave dhe ato janë; Myrto Uzuni, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi, Rei Manaj.
Lista e lojtarëve të grumbulluar
Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha dhe Alban Hoxha
Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj
Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose
Sulmuesë: Uzuni, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi, Rei Manaj.
Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.