E ardhmja e Andrea Bertolaccit mbetet ende në ajër.
Mesfushorit italian i skadoi kontrata me Milanin më 30 qershor dhe tashmë është një lojtar i lirë. Kjo situatë është lexuar mirë nga Atalanta, e cila ka shfaqur interes për 28 vjeçarin.
Pjesëmarrja në UEFA Champions League e shtynë akoma dhe më shumë klubin nga Bergamo për t'i ofruar një kontratë Bertolaccit. Italiani nuk e bindi Milanin me aftësitë e tij dhe për kjo e bën që të jetë i lirë për të zgjedhur të ardhmen.
Firma e tij mund të vij nga momenti në moment, pasi edhe pse merkato e verës është mbyllur, ajo e futbollistë të lirë është e hapur gjithnjë.