Talenti i Barcelonës kthehet në çështje shtetërore

Premte, 20 September 2019 11:10

Këshilli i Ministrave të Spanjës ka vendosur: Ansu Fati do të marrë shumë shpejt pasaportën spanjolle.

Sulmuesi i ri i Barcelona-s, siç ka bërë të ditur AS, do të jetë i lirë të veshë fanellën e kombëtares spanjolle në Botërorin Under 17, që do të luhet në Peru nga 26 tetori i ardhshëm.

16-vjeçari i lindur në Guinea Bisau ka qenë surpriza e këtij sezoni, duke shënuar 2 gola në katër ndeshjet e para të luajtura me Barcelona-n.

Login to post comments