Klubi i Kamzës është dënuar me dy vite përjashtim nga Kupa e Shqipërisë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Dënimi vjen pasi Kamza nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me Apolloninë.
Skuadra e Kamzës është përjashtuar nga kampionati i futbollit për shkak të dhunës ndaj arbitrit sezonin e kaluar.