Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për meshkuj, mosha U-15 është fituese e turneut, UEFA Development zhvilluar në Kamzë nga data 19 deri më 23 shtator. Ekipi i Dardanëve triumfoi në takimin e fundit përballë Shqipërisë, 1-0, duke siguruar vendin e parë në grup.
Në këtë ndeshje luhej për vendin e parë, me skuadrën e Armand Damos që duhej të fitonte për të siguruar vendin e parë, ndërkohë që Dardanët luanin për dy rezultate. Loja fillon me të dy skuadrat që janë të kujdeshme dhe synojnë të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve.
Kuqezinjtë e vegjël përtej një epërsie të vogël nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin dhe mbyllet 0 me 0. Pjesa e dytë fillon me një Shqipëri më këmbëngulëse dhe një Kosovë që kërkon të menaxhojë rezultatin.
Në minutën e 54-të, Krasniqi shënon për Kosovën duke përfituar nga një shpërqendrrim në mbrojtje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe përfundon 1-0 me Dardanët që janë dhe fituesit e turneut.