Në “La Scala” të Milanos u zhvilluar ceremonia e FIFA-s për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas, por edhe portierin apo trajnerin më të mirë.
Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz.
Cristiano Ronaldo edhe pse ishte i nominuar, nuk kishte udhëtuar fare në Milan për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Menjëherë pasi Messi u zgjodh më i miri ai postoi një shkrim interesant në Instagram:
“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitosh gjithçka, por bën gjithçka është e mundur që të realizosh ëndrrat e tua. Dhe nuk harron se pas natës vjen gjithmonë agimi”, shkruan Ronaldo.
© SYRI.net