Futbolli europian kthehet në rrënjët e tij duke krijuar turneun tretë për klube pas Champions dhe Europa League. Në muajt e ardhshëm do të kompletohet rregullorja dhe formati i plotë, por duke nisur nga viti 2021 do të vihet në jetë Conference League, një kompeticion që do t’i japë hapësirë federatave më të vogla dhe kampioateve më të dobët të kontinentit të vjetër.
Në projektin e miratuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Lubjanë, mësohet se turneu i tretë parashikon në fazën finale 32 skuadra të ndara në tetë grupe, ndërsa më pas do të vijohet me raundet me eliminim direkt deri në finale. Po ashtu, fituesi i Conference League do të ketë të drejtën e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Europës.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi edhe tre stadiumet që do të presin finalet e Champions League për tre edicionet e ardhshëm. Duke nisur nga viti 2021 sfidat më e ndjerë e futbollit europian për klube do të luhen në Shën Petersburg, Monaco dhe Londër.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë nga qeveria europiane e futbollit në Libjanë ka të bëjë me të ardhmen e Nations League. Pas suksesit në edicionin e parë të fituar nga Portugalia, UEFA ka vendosur të zgjerojë këtë turne, duke eliminuar thuajse plotësisht ndeshjet miqësore në periudhën shtator-nëntor.