Luiza Gega nuk ndalet.
Atletja shqiptare zhvilloi një garë për tu harruar në kualifikueset e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Doha, duke e mbyllur garën e baterisë së tretë në vendin e 5-të.
Por pavarësisht kësaj, Gega arriti të kualifikohet në finale, pasi u rendit në mesin e gjashtë atleteve me kohën më të mirë në tre bateritë. Me kohën, 9 minuta, 28 sekonda dhe 32 të qintat, Gega u kualifikua për në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të hënën.
Bateria e 1-rë
Peruth Chemutai (Uganda) 9m21s98
Emma Coburn (USA) 9m23s40
Celliphine Chespol (Kenia) 9m24s22
Mekides Abebe (Etiopi) 9m27s61
Karoline Grovdal (Norvegji) 9m28s84
Genevieve Lalonde (Kanada) 9m30s01
Bateria e 2-të
Beatrice Chepkoech (Kenia) 9m18s01
Courtney Frerichs (USA) 9m18s42
Gesa Krause (Gjermani) 9m18s82
Anna Moller (Danimarkë) 9m18s92
Luiza Gega (Shqipëri) 9m28s32
Elizabeth Bird (Britania e Madhe) 9m30s13
Bateria e 3-të
Hyvin Kiyeng (Kenia) 9m29s15s
Winfred Yavi (Bahreini) 9m29s40
Marusa Same (Slloveni) 9m29s68