E ardhmja? Edi Reja flet troç, zbulon dhe strategjinë për pjesën e mbetur në “Euro2020”

Diel, 13 October 2019 18:34

Humbja në Turqi, transferta përballë Moldavisë dhe strategjia që ka përzgjedhur Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri Edi Reja për pjesën e mbetur të kualifikueseve “Euro202”. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Moldavisë, këto priten të jetë teme diskutimi e gazetarëve me trajnerin e përfaqësueses shqiptare.
Është kthyer qetësia te ekipi?
Ishim pak nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. E rëndësishme është që të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë. Kemi nevojë që të vijojmë edhe me rezultatet, jo vetëm me lojën.

Do kemi ndryshime në formacion me Moldavinë?

Më duhet akoma pak më shumë kohë për 11-shen titullarë. Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënëse, do bëj pak ndërrime. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi për ndeshjen me Moldavinë.
E keni nënvlerësuar Moldavinë?
Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtar. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin. Edhe Moldavia mund të na vërë në vështirësi.
Ndaj Moldavisë në transfertë…
Ne e dimë që të luash këtu nuk është e thjeshtë për ne. Ndeshjen e parë na vunë në vështirësi. Shënuam vetëm në fund. Ne do studiojmë si do vendosen në fushë ata, dhe do i përgjigjemi më pas.
Rinovimi me Shqipërinë…
Do më pëlqente të vazhdoja punën me Shqipërinë, por duhet të mbyllim këtë cikël tani. Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri.

 

  •  
Login to post comments