Rrota e përparme, nga ana e shoferit (Agueros) ishte dëmtuar keqas pas goditjes me mjetin tjetër të përfshirë në aksident. Kjo ndodhi gjatë rrugës së argjentinasit për në trajnimin me Manchester City.
Kjo nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident dramatik automobilistik. Dy vite më parë, ylli i “qytetarëve” pa vdekjen me sy, por fatmirësisht mbeti vetëm me brinjë të thyera. Në atë kohë u tha se sulmuesi 31-vjeçar shpëtoi paq nga rripi i sigurimit.