Elliott mohon shitjen e Milan: “Stadiumi i ri mbi San Siro, e vetmja mundësi”

Saturday, 19 October 2019 12:47

Stadium i ri i Milan dhe Inter vijon të jetë argument diskutimi në Milano: dy shoqëritë kanë prezantuar projektet e mundshme për impiantin e ri që do të pasojë San Siro i cili do të shembet. Në vend të “Meazza” do të ngrihet një mrekulli arkitekturore e cila do te jetë motiv tërheqjeje për shumë tifozë, si gjatë javës ashtu edhe në ditët e ndeshjeve. “Affari italiani” ka intervistuar disa përfaqësues të klubeve që kanë përjashtuar cdo vend tjetër përvec atij tashmë të vendosur.

“E vetmja mundësi në tryezën e sotme është ndërtimi i një San Siro të ri në San Siro dhe kjo ishte baza e Propozimit të Fizibilitetit dhe kërkesës së bërë ndaj Bashkisë së Milanos. Klubet nuk kanë një projekt tjetër diku tjetër. Nëse Këshilli Bashkiak nuk do të njohë interesin publik në Propozimin e Klubit, opsioni San Siro do të pushojë së ekzistuari që nga hapi i tij i parë procedural “.

“Nëse kjo situatë ndodh, dhe vetëm atëherë, Klubet do të përcaktojnë hapa të njëpasnjëshëm, pa paragjykuar nevojën për të pasur një stadium në përputhje me klubet elitare me të cilat ata konkurrojnë. Status quo dhe ristrukturimi nuk janë rrugë të vlefshme. Klubet kanë bërë një propozim të qartë dhe të saktë: nëse doni të thoni jo – edhe nëse vetëm pjesërisht për këtë kërkesë – klubet do të vlerësojnë se çfarë do të bëjnë. Disponueshmëria maksimale me të gjithë për të përmirësuar projektin por jo për ta shtrembëruar atë në themelet e tij “.

Nga fondi Elliott që administron kuqezinjtë, bëhet e ditur se nuk është planifikuar një transferim i kompanisë pas përfundimit të procedurës për ndërtimin e stadiumit: “Absolutisht jo. Milan do të mbështetet në vazhdimësinë e kompanisë e cila, këto ditë, është një faktor thelbësor në arritjen e suksesit, si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”.

Login to post comments