Humbja në premierën e këtij edicioni në Champions është harruar nga Liverpool. Kampionët në fuqi të Europës siguruan fitoren e dytë radhazi në Grupin E, duke i dhënë një sinjal të gjithë rivalëve se nuk do ta dorëzojnë lehtë trofeun. Gjithçla e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp, që kaluan në transfertë 4-1 Genk
Oxlade-Chamberlain vendosi pjesën e parë me epërsinë e anglezëve, ndërsa sërish ai pas pushimit dyfishoi shifrat e rezultatit. Më pas në skenë u ngjitën Mane dhe Salah. Dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës për të arshivuar fitoren e skuadrës së tyre.
Vetëm për statistika vlen goli Odey dy minuta nga fundi, që zbuti humbjen e Genk. Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë, vetëm një më pak se Napoli kryesues. Skuadra italiane ruajti vendin e parë pas fitores 3-2 në fushën e Salzburg.
Dries Mertens ishte njeriu i suksesit, pasi belgu realizoi dy gola, duke kaluar një legjendë si Maradona në listën e shënuesëve më të mirë në historinë e skuadrës napolitane. Një mbrëmje e madhe edhe për Haland. Dy gola edhe për sulmuesin që po çmend Europën dhe që sigluan barazimin e përkohshëm. Por shpresat e austriakëve u shuan nga Insigne që vulosi fitoren e Napolit, tashmë më pranë kualifikimit.
(balkanweb)