Braziliani Nejmar kaloi një verë shumë të zhurmshme me sulmuesin që bëri çmos për të t’u rikthyer tek ish-skuadra e tij Barcelona, gjë që nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Paris Sën Zhërmenit, që dolën hapur kundër lojtarit të tyre. Por, sipas asaj që raporton “Le Parisien”, gjendja aktuale e Nejmarit nuk është aspak më e mirë sesa në verë.
Sulmuesi e nisi sezonin me paraqitje pozitive dhe gola, madje PSG vendosi të çelte bisedimet për rinovimin e kontratës. Por dëmtimi i fundi i pësuar nga Nejmar ka bërë që klubi francez t’i ndërpresë menjëherë tratativat e rinovimit. Sipas asaj që gazeta pariziene bën të ditur, klubi po vlerëson me kujdes nëse ia vlen apo jo të rinovojë kontratën me një lojtar që praktikisht ka munguar në gjysmën e takimeve që kur ka mbërritur në kryeqytetin francez.